Plehrat kanë pushtuar kryeqytetin grek Athinë dhe qytete të tjera të vendit, si pasojë e grevës disa ditore të punonjësve të pastrimit të tyre.

 

Këtë të enjte është zhvilluar një protestë përpara ministrisë së Brendshme në Athinë, ku janë hedhur mbeturina të cilave u është vënë zjarri nga protestuesit, Këtu janë shënuar momente tensioni me policinë, pasi punëtoret tentuan te hynin ne ministri.

 

Situata është shqetësuese në një kohë kur temperatura ka arritur ne 32 gradë celsius dhe sezoni turistik ka nisur. Grumbuj me plehra vërehen edhe në zonat e frekuentuara prej turistëve. Në këto kushte, autoritetet u kanë kërkuar banoreve të mos i nxjerrin mbeturinat jashtë shtëpive. Shkak për grevën e mijëra punonjësve janë bërë kontratat e tyre. 10 mijë punonjës të mbledhjes së mbeturinave rrezikojnë të humbasin vendet e punës, për shkak të kontratave afatshkurtra që u përfundojnë.

 

Rinovimi i kontratave të punëtoreve të përkohshëm të bashkive është refuzuar nga gjykatat, që e cilësojnë këtë antikushtetuese, por punonjësit kërkojnë kontrata të përhershme pune. Për të plotësuar kërkesat e kreditorëve në këmbim të ndihmave, qeveria greke është detyruar të shkurtojë shpenzimet publike dhe punësimet në sektorin shtetëror.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *