Greqia po aplikon programin vullnetar të kthimit dhe riintegrimit, financuar nga Bashkimi Evropian, për emigrantët që duan të kthehen vullentarisht në vendet e tyre të origjinës.

Të hënën e kaluar, autoritetet greke filluan me dorëzimin e kërkesës për sigurimin e 2 mijë eurove, si pjesë e kthimit vullnetar të 5 mijë azilkërkuesve nga ishujt e Egjeut në vendet e tyre të origjinës.

“Ne synojmë që në javët në vijim të bëjmë fluturimet e para të kthimeve vullnetare. Ne jemi duke zbatuar një politikë të rreptë, por të ndershme të imigracionit”, tha ministri i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis.

Ndërkohë, Shqipëria ndodhet mes vendeve që nuk kanë të drejtë të përfshihen në marrjen e subvencionimit prej 2 mijë eurosh nga shteti helen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *