Qeveria greke ka vendosur lehtësimin e masave. Nga kjo e shtunë grekët janë lejuar të shkojnë në plazhe, megjithëse vetëm duke respektuar masat e distancimit social.

Ministri i Turizmin në vendin fqinj ka njoftuar se hotelet do të presin klientët e tyre më 18 maj.

Ndërsa nga e hëna qytetarët do të jenë të lirë të udhëtojnë nëpër të gjithë territorin e vendit. 

Qeveria greke ka konsideruar edhe hapjen e linjave ajrore dhe detare, ndërsa ndalimi do të mbetet në fuqi  me Italinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën deri më 31 maj.

Me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, ndalimi do të mbetet deri më 14 qershor.

Megjithatë lehtësimi i masave ka nisur tashmë në të gjithë Europën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *