116 kg marijuanë janë kapur këtë të mërkurë nga policia greke në pikën kufitare Shqipëri-Greqi.

 

Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua në Grevena ndërsa kanë rënë në pranga 3 shtetas grekë të moshës 34, 36 dhe 51 vjeç.

 

Tre të arrestuarit po lëvizinin me dy automjete, ku në njërin prej tyre ndodhej lënda narkotike e automjeti tjetër përdorej për të kontrolluar rrugën.

 

Droga ishte e paketuar në 36 pako. Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën gjithashtu edhe 285 gram marijuane në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *