Presidenti Hashim Thaçi është takuar këtë mbrëmje me të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

 

Pas takimit në Mynih të Gjermanisë në margjinat e Konferencës së Sigurisë, Thaçi tha për mediat se bisedoi me të dërguarin e Trump për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do t’i hapë vendit rrugën për antarësimin në organizatat ndërkombëtare.

 

HASHIM THACI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

“Do të punojmë maksimalissht që të arijmë një marrëveshje finale, si dy vende të pavaraura sovrane mes koosvës dhe serbisë. Është fat që kemi një njeri dinamik I mbështetur plotëssiht nga HSBA dhe po ndodhin gjëra që të tjerët mund ti imagjinonin në 2 dekadat e kaluara mmund të ndodhnin mes koosvës dhe Serbisë. Natyrisht aspirate e kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe bashkimit Europian por edhe organizatës së Kombeve të bashkuara. Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës të SHBA-ve.”

 

Thaçi kritikoi Bashkimin Europian duke thënë se Kosova është e tradhëtuar për shkak të mosliberalizimit të vizave.

 

 “Tash ne duhet të punojmë të gjithë së bashku unë shpresoj se BE do të jetë në mbështetje të plotë të nëj procesi dinamik me shba që të jenë të plotësueshme për njera-tjetrën. Kosova nga BE është e zhgënjyer është e dëshpëruar e tradhëtar sepse nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave. Është vërtetë inkurajuese angazhimi i drejtpërdrejtë i SHBA dhe presidentit Trump për angazhimin në Prishtinë dhe Beograd me anë të ambasadorit Grenell.”

 

I dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë Serbi u takua më herët edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti serb thekson se e vlerëson mbështetjen e SHBA-ve për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.

 

“Këto nuk janë biseda të lehta për ne dhe për njerëzit tanë, por ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Me heqjen e taksave, Serbia do të jetë e gatshme të ulet në tryezën e dialogut me Kosovën”, shkruan Vuçiç.

Ai ka thënë gjithashtu se nesër në Mynih do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për linjën hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *