I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se tarifat e vendosura për mallrat serbe po e dëmtojnë Kosovën. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ambasadori ka theksuar se tarifat duhet të hiqen dhe më tej palët të gjejnë zgjidhjet politike.

 

RICHARD GRENELL
I DERGUAR I SHBA PER DIALOGUN

“Uashingtoni është përqëndruar në zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës, ne besojmë se kjo është injoruar në dialog. Por ne nuk mund të ndihmojmë kur tarifat e Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të dëmtojnë Kosovën. Ato duhet të hiqen së pari. Gjithashtu, çështjet politike do të zgjidhen nga të dyja palët, dhe jo nga Uashingtoni.”

Për më tepër, Richard Grenell i ka quajtur lajme të rreme dhe qëndrime të pamatura deklaratat e analistit dhe njohësit të çështjeve në Ballkan, Edward Joseph, i cili është shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Thaçi-Grenell dhe Vuçiç po synojnë të arrijnë një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte planifikuar në kohën e Federica Mogherinit, e që përfshin ndarjen e Kosovës.

 

Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku në një reagim në rrjetin social “Twitter” shkruan se ide të tilla synojnë të përhapin panik dhe konfuzion me qëllimin që procesi i dialogut të dështojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *