Subscribe

Këtë të dielë grekët do ju drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku do të zgjidhet qeveria dhe kryeministri i ardhshëm.

 

SYRIZA dhe Nea Dimokratia janë dy forçat më të mëdha politike që marrin pjesë në këto zgjedhje përballë njëra- tjetrës.

 

Kryeminsitri aktual Alexis Tsipras kërkon një mandat tjetër për të qeverisur Greqinë. Me mbështetjen e Evropës Tsipras ka qenë prej 2015 si figura ideale për të nxjerrë Greqinë nga kriza por përballë ka një figurë konservatore të shquar si Kyriakos Mitsotakis.

 

Ndërkohë nga ana tjetër i biri i Konstantinos Mitsotakis, ish- kryeministrit grek të viteve 1990- 1993 të cilin shqiptarët nuk mund ta harrojnë lehtë, kërkon të rikthejë në Greqi Nea Dimokratian e cila vitet e fundit ka pësuar jo pak rënie. Ishte kjo parti me në krye Kostas Karamanlis kur kriza ekonomike filloi të zhysë Greqinë.

 

Ndërsa pavarësisht premtimeve konservatore, Mitsotakis favorizohet nga sondazhet paraprake.

 

Votimi në të gjitha qendrat e votimit në Greqi është hapur prej orës 7 dhe përfundon në 19:00 ndërsa rezultatet e para dalin në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *