80 doza heroinë janë sekuestruar këtë të martë në Gramsh, ndërsa ka rënë në pranga Aldi Përfundi. Arrestimi i 34-vjecarit u be pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e llojit heroine. Përveç dozave te drogës, policia ka sekuestruar edhe automjetin e Përfundit. Edhe në Shkodër, policia sekuestroi 132 kilogramë kanabis në digën e Komanit, ndërsa ka arrestuar 2 persona. Pjetër Marashi, 40 vjeç dhe një 15 vjeçar u prangosen, pasi në varkën e tyre u gjet hashashi i ndarë në 12 thasë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *