Banesa dykatëshe e nje kambisti ne Maliq te Korçës u grabit nga persona te maskuar e armatosur. Ngjarja ndodhi orët e vona te mbrëmjes se te shtunës, ku shtëpia e  Vilson Mares ra pre e grabitjes. Fatmirësisht ne shtëpi nuk kishte asnjë prej familjareve. E para qe ka konstatuar ngjarjen ka qene bashkëshortja e Mares. Lindita  Mara i tha policisë se ne momentin qe kishte hyre ne oborrin e shtëpisë, kishte parë tre persona me automatik ne dore dhe te maskuar qe po dilnin nga banesa. Grabitësit janë larguar me vrap, pasi kane pare gruan. Familjaret deklarojnë se janë grabitur rreth 300 mije leke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *