Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të premte në Durrës, Shkodër dhe Vlorë, ku iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit 5 të dënurarve për disa vepra penale.

Burimin e pasurisë duhet të justifikojnë për 48 orë Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti dhe Aleksandër Lazri.

Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;

Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *