Subscribe

Gjykata për Krime të Rënda këtë të mërkurë do të japë masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë të grabitjes në Rinas në 9 prill.

 

Para trupit gjykujes do të dalin Renaldo Sula, 25 vjeç  Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

 

Ndërkohë një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë për Alkond Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë

 

Gjykata dha masën arrest me burg për Bengasin, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin  Hetimi Tatimor.

 

Në fjalën e tij ai ka pohuar para hetuesve se kishte 6 muaj që punonte aty duke dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *