Subscribe

Këtë të hënë u zhvillua seanca ndaj Talo Çelës për akuzën si pjesmarrës në Grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

I pranishëm ishte avokati i tij, Luan Kaloçi i cili pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë fizikisht për të kryer këtë grabitje.

Sipas avokatit, një muaj para grabitjes Çela kishte pësuar një aksident ku kishte dëmtuar gjurin.

Sipas mbrojtësit të Celës, për të vërtetuar këtë provë ai kishte kryer një rezonacë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitare bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çalës, që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit, klienti i tij ka qenë duke prerë flokët ditën ngjarjes. Seanca u shty në datën 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këto kerkesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *