Subscribe

“Talo Çela, i akuzuar si autor i grabitjes së Rinasit, ka qenë i paaftë për ta kryer këtë krim, pasi ditën e ngjarjes ka pasur problem me gjurin pas një aksidenti.”

 

Ky ka qenë pretendimi i avokatit, Luan Kaloçi, i cili paraqiti si provë një rezonance të kryer nga i mbrojturi prej tij. avokati deklaroi se nuk e ka takuar dhe nuk ka folur kurrë me Talo Çelën.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do vendoset. –tha avokati.

 

Nga ana tjetër, Kaloçi paraqiti edhe kërkesën për të marrë në pyetje berberin, i cili garantoi se ditën e krimit, Talo Çela ishte në ambientet e sallonit te tij.

 

“Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai”- u shpreh Kaloçi.

 

Seanca gjyqësore e së hënës është e katërta e zhvilluar për grabitjen e Rinasit, ndodhur më 9 prill 2019, e ku u vodhën 4.6 milionë euro. Për këtë çështje janë arrestuar, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela, vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Alkond Bengasi, ish-bashkëpunëtor i drejtësisë dhe Ragip Hajdini nga Kosova i njohur si “daja”. Ndërkohë Admir Murataj, gjeti vdekjen në grabitje.

 

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, mbi Talo Çelën rëndojnë edhe 9 akuza të tjera, po aq të rënda, si vrasjet me paramendim dhe vjedhje të shumta të kryera në bashkëpunim. Me statusin e te penduarit Dumani rrëfeu se Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës, e ekzekutuar vetë ai mëngjesin e 17 shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *