Prokuroria ka mbyllur këtë të martë hetimet për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit prillin e vitit 2019. Çështja ka kaluar tashmë për gjykim.

Të pandehurit për grabitjen e milionave eurove janë tetë, mes të cilëve edhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela, Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi.

Me 9 prill te vitit 2019 autoret grabiten shumën monetare të tre bankave të nivelit të dytë, teksa ngarkoheshin në avion. Grabitësit u përplasën me arme zjarri me policine  dhe gjatë shkëmbimit mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili u cilësua si kreu i grupit kriminal. Në kërkim vazhdon të mbetet Talo Çela nga Elbasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *