Prokuroria e Tiranës dërgoi per gjykim dosjen e grabitjes se bankës në zonën e ish-bllokut, ngjarje e ndodhur me 8 gusht 2016. Sipas organit te akuzës, autoret e vjedhjes janë Roland Liti dhe Alan Babameto, te cilët morën rreth 19 milion leke nga kasaforta e bankës se nivelit te dyte. Gjurmët e gishtërinjve në vendngjarje kane tradhtuar grabitësit. Për te realizuar krimin, autoret hynë nga një ambient ngjitur me bankën, te cilën e kishin marre me qira. Si prove materiale u sekuestruan mjetet e përdorura per hapjen e kasafortës, nga e cila u rrëmbye shuma e parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *