Një 25 vjecar që kishte vjedhur një banesë në bathore është arrestuar brenda disa orësh nga policia e Komisariatit nr 5.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:50 të paradites së të enjtes, në banesën e shtetasit H.H..

 

Policia mori informacion se një grabitës i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri në një banesë në Bathore.

 

Pas operacioni të koduar “Bërzhita”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

 

Po ashtu u sekuestruan edhe sendet e vjedhura autori në banesën e shtetasit H. H.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *