Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Martin Kapllanajn, 17-vjeçari që grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë.

 

Në fillim të muajit prill, familjarët kanë bërë denoncimin në polici, pasi djali sipas tyre ka qenë i mpleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini ishte pjesë e një grupi grabitësish, kryesisht adoleshentë, që drejtohet nga të tjerët.

 

Ai ishte larguar prej ditësh nga shtëpia dhe jetonte me shokët e tij në një banesë në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *