Një banesë në fshatin Peshtan, në Fier është grabitur mesditen e kësaj të hëne.

 

Informacionet bëjne me dije se autorët e vjedhjes kanë hyrë nga dritarja në banesën e shtetasit me inicialet L.F 66 vjec nga Peshtani Fier dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 500 mijë lekësh te vjetra dhe disa sende me vlerë.

 

Policia bën me dije se grabitja ka ndodhur në momentin kur të moshuarit nuk ndodheshin në shtëpi, pasi sipas tyre ishin duke punuar bahcen mësohet se ata kanë hyrë dhe kanë marrë sasinë e lekëve që sipas denoncuesve janë lekët e pensionit mujor.

 

Ndërkohë që polica po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *