Tre persona kanë grabitur orët e para të mëngjesit të së hënës një pikë karburanti në Fushë Krujë.

Për pasojë, janë arrestuar dy autorët e dyshuar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë një sasi vlere monetare dhe janë larguar.

Në pranga përfunduan S. Ç., 30 vjeç dhe Z. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë. Në kërkim u shpall 17-vjeçari me iniciale A. Ç., 17 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pushkë, mjeti dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *