Një familje në Vaun e Dejës ra pre e grabitjes me dhunë.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në fshatin Ashtë, ku persona të paidentifikuar hynë në banesën e Zef Pepajt dhe morën me forcë një shumë parash si dhe makinën e tij tip “Benz”, që ishte parkuar në oborr.

 

Grabitësit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

Ky është rasti i dytë që persona të maskuar dhe të armatosur grabisin banesa me dhunë. Dy ditë më parë edhe në fshatin Dom në Klos një familje u dhunua dhe u grabit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *