Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është tentuar të grabiet në Kamëz.

 

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku persona të paidentifikuar tentuan ta hapin me mjete të forta bankomatin.

 

Gjatë momentit të hapjes së bankomatit ka rënë alarmi gjë që ka bërë që policia të shkojë drejt vendngjajres duke parandaluar vjedhjen.

 

Autorët kanë arritur të largohen nga vendi I ngjajres ndërsa bëhet e ditur se policia është vënë në kërkim të tyre.

 

Pak ditë më parë në Urën Vajgurore u vodh një bankomat nga persona të paidentifikuar, të cilët e hodhën në erë me eksploziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *