Anëtarët e një bande shqiptarësh në Angli u dënuan me burg këtë të enjte nga autoritetet angleze. Azen Dajçi u dënua me 14.1 vite burg, Fabion Kuçi me 6.4 vite burg dhe Ardi Sheta me 2.9 vite burg. Ata u burgosën pasi në vitin 2018 grabitën shtëpinë e bandës rivale që kishin në Londër.

 

Kjo shtëpi ishte shndërruar në një kopsht kanabisi. Shqiptarët u kapën nga policia disa ditë pas ngjarjes, moment i cili u shoqërua me përplasje mes tyre dhe uniformave blu.

 

Tre shqiptarët e arrestuar janë pjesë e grupit muzikor ‘Hellalbanianz’, që sipas mediave britanike nuk rezultuan të jetë vetëm muzikor por edhe kriminal për shkak lidhjeve të tyre me kartelet e Amerikës së Jugut dhe atyre të atdheut të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *