Subscribe

Pallatet të cilat janë shpallur të pabanueshme,  nga tërmeti shkatërrimtarë i 26 nëntorit  në Durrës janë vënë në shënjestër të hajdutëve .Vjedhja e fundit është konstatuar në një pallat 5 katësh në lagjen 18, i cili është boshatisur pasi familjet jane zhvendosur ne banesat me qira .

Pas verifikimeve që kanë kryer vetët banorët, rezulton se jane vjedhur 10 matës ujit, një matës të energjisë elektrike si dhe kutia e shpërndarjes se energjisë elektrike që ndodhej në katin e parë. Ndërkohë në një pallat tjetër në lagjen nr 5 qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë pasi sipas banesa e tyre  rrezikon të shembet. Disa prej banorëve janë grumbulluar para bashkisë dhe kanë kërkuar largimin e familjeve që jetojnë ende atje duke theksuar se rrezikohet jeta e fëmijëve.

Burime nga bashkia e Durrësit bëjnë të ditur se për pallatet e dëmtuar nga tërmeti, do të merret për bazë vetëm ekspertiza e thelluar e institutit të ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *