Banesat që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit kanë rënë sërish pre e grabitjeve.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy persona kanë arritur të marrin orendi të ndryshme shtëpiake dhe sende të tjera me vlerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 dhe 17 në qytetin bregdetar.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale: E.Ll., 30 vjeç dhe A.K., 47 vjeç. Të arrestuarit në fjalë nuk janë të panjohur për policinë, pasi janë dënuar edhe më herët për vjedhje.

Që prej ditës që këto banesa të shkatërruara u shpallën të pabanueshme nga ekspertët, ato duhet të ruheshin me patrullë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *