Subscribe

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grupin kriminal që vidhnin vilat në zonën e Saukut dhe në afërsi të Liqenit në Tiranë.

 

Në pranga e policisë kanë rënë Hektor Qiriazi, Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi dhe një person tjetër.

 

Qiriazi rezulton të jetë i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Të 5 personat janë arrestuar mbrëmjen e të hënës sapo kishin vjedhur një tjetër vilë në zonën e Liqenit të Thatë.

 

Gjatë kontrollit ata u kapën me rreth 20 mijë euro që janë vjedhura në vilë dhe një sasi lënde narkotike me vete.

 

Fokus i aktivitetit të tyre kriminal për vjedhjen e vilave ka qenë zona e Liqenit të Thatë dhe Saukut.

 

Sipas burimeve te Vizion Plus nga grupi hetimor, hajdutët shënjestronin vilat luksoze dhe për disa kohë vëzhgonin pronarët tyre deri në momentin e grabitjes.

 

Aktiviteti i tyre ishte të sulmonin banesat ku mendonin se mund të vidhnin shuma të konsiderueshme parash dhe sende personale me vlerë.

 

Pjesëtarët e grupit kriminal dyshohet se janë autorë të një serie vjedhjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *