Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Milanos pas një sherri në një lokal në qytet. Fillimisht shqiptari nisi të debatonte me dy italianë dhe një moldav.

 

Sherri më pas degradoi deri në thyerje gotash, karrigesh e tavolinash. Më pas, ata u përfshinë në një konfrontim fizik, ku nuk munguan shkelmat e grushtet.

 

Pronari i lokalit telefonoi menjëherë policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e të rinjve. Edhe pse ata u larguan nga vendi i ngjarjes, efektivët i identifikuan dhe i arrestuan pak më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *