Gjiganti i kërkimit, Google ka pezulluar çdo marrëveshje qeveritare me kompaninë kineze Huawei si dhe I ka bllokuar qasjet në të gjitha seritë e rrjeteve të reja të gjeneratës 5G.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për kompaninë Huawei, të cilën administrata e presidentit Trump e ka përfshirë në listën e zezë duke ndaluar përdorimin e paisjeve te saj për arsye të sigurisë kombëtare.

Tashmë, pajisjet e Huaëeit të shitura jashtë Kinës, do të humbasin aksesin në përditësimet e sistemit Android që veprojnë në Google.

Gjithashtu do të humbasin aksesin edhe në disa prej shërbimeve jashtëzakonisht të njohura të Google, si Google Play, YouTube dhe shërbimi Gmail.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, pohon se është i pavarur nga autoritetet e Kinës dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar por pavarësisht kësaj po përballet me një bllokadë në vendet perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara.

Gjigandi I teknologjise akuzohet per perfshirje ne spiunazh per llogari te qeverise kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *