Një person humbi jetën në një aksident rrugor të shënuar pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Kalimash-Morinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Shkodra Beton”.

Një mjet tip “Golf” doli nga rruga dhe për pasojë vdiq një prej personave që ndodhej brenda në makinë.

Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *