Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit këtë të martë.

 

Shtetasi I ndaluar është me inicialet M.K, 43 vjeç, banues në Fier.

 

Ai u ndalua pasi në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ndërsa 43 vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *