Subscribe

“Do të shkojmë në parajsë, nëse hedhim në erë urën Rialto”.

 

Eshtë kjo një nga frazat e zbuluara nga përgjimet e policisë italiane, që ka zbardhur bisedat mes anëtarëve të celulës xhihadistë, të përbërë nga katër kosovarë në qytetin e Venecias.

 

Sipas hetimeve, personat e arrestuar gjatë natës të së mërkurës, po përgatisnin të hidhnin në erë, një nga vendet më simbolike të qytetit të Venecias, Urën Rialto, e cila në çdo orë të ditës është e mbushur me turistë e banorë të qytetit. Ajo është një nga katër urat që kapërcejnë kanalin e Madh të Venecias.

 

Pjesë e grupit janë tre persona nën 30 vjeç dhe një minoren. Ata janë Fisnik Bekaj 24 vjeç Dake Haziraj 25 vjeç dhe Arjan Babaj, 27 vjeç, me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Dy prej tyre punonin si kamerierë.

 

Detajet e përgjimit janë bërë të ditura nga prokurori i Venecias, Adelchi D’Ippolito gjatë një konference për shtyp.

 

Kosovarët ishin stërvitur për të kryer atentate jo vetëm përmes ushtrimeve fizike, por edhe duke parë në internet video të xhihadistëve të ISIS, që shpjegonin përdorimin e thikave. Ata gjithashtu simulonin edhe paketimin e eksplozivëve artizanalë.

 

Sulmi i pak ditëve më parë në Urën Westimnster dhe pranë parlamentit britanik i ka frymëzuar për të kryer një ngjarje të ngjashme, theksoi prokurori.

 

“Po pres me padurim t’i betohem Allahut. Nëse më lejojnë të bëj betimin jam gati të vdes”, – ishte një tjetër frazë e njërit prej tyre. Arjan Babaj ishte kthyer nga Siria dhe më pas kishte shkuar në Itali. Ai ka qenë çelësi i nisjes së hetimeve nga ana e policisë italiane, që monitoronte edhe aktivitetin e tyre radikal fetar dhe vendet që frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *