Operacion i përbashkët, Shqipëri-Gjermani-Francë dhe Europol, ka goditur një grup kriminal, i cili operonte në fushën e vjedhjeve.

 

Oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre ndërkombëtarë, në varësi të hetimit të përbashkët mbi një seri vjedhjesh banesash në Gjermani dhe Francë,  javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.

 

Kjo është faza e fundit e veprimeve në një hetim që ka paraprirë tashmë arrestimin e katër anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup kriminal. Gjithashtu bëhet me dije se pjesë e këtij grupi janë mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro.

 

Sipas policisë një nga të dyshuarit është arrestuar në Kukës, ku iu gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme. Gjithashtu pritet rezultati i informacionit të mbledhur gjatë operacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *