Subscribe

“Forca e Ligjit” godet ne Shkodër një rrjet te organizuar te trafikut te kokainës. Pas tre muajsh hetim me metoda special dhe infiltrimit te agjenteve policia arriti te finalizoje ndërhyrjen duke vene ne pranga shtate trafikante ndërsa një tjetër është shpallur ne kërkim.

 

  1. Helidon Marku
  2. Indrit Tagani
  3. Erjon Zekaj
  4. Saimir Arçi
  5. Aldo Vruçaj
  6. Kristjan Ujkaj
  7. Aleksandër Matoja

 

Pas kontrollit te banesave u sekuestruan  afro 2 kilogramë e gjysme lende narkotike e llojit kokaine, disa automjete dhe shuma parash. Ne operacion u angazhuan forca operacionale e policisë se shtetit si dhe uniformat blu te Shkodrës. Grupi përdoret për ushtrimin e aktivitetit kriminal lokalin SAMPA i cili është vendosur nen sekuestro.

 

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi,  Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin  H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drogave të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambienteve të këtij lokali.

 

Burime te policisë se Shkodrës konfirmojnë se ne kuadër te operacionit Forca e Ligjit janë identifikuar edhe grupe te tjera kriminale dhe pritet ndërhyrja ne ditët ne vijim për goditjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *