Subscribe

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se kanë goditur një grup të trafikut të drogës të drejtuar nga një shtetas shqiptar, duke arrestuar 17 persona. Sipas policisë, grupi vepronte në zonën e Krotones dhe në rrethina e drejtohej nga 44-vjecari shqiptar Bekim Zeka.

 

Pas pesë muajve hetime, autoritetet kanë ndërhyrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, duke finalizuar ndërhyrjen. Në operacionin e koduar “Black Island”, pervec Zekes ka perfunduar pas hekurave edhe patrioti i tij, 35-vjecari Sabri Disha, ndersa te arrestuarit e tjere jane te gjithe shtetas italiane.

 

Sipas hetuesve, 44-vjecari shqiptar merrte sasi te konsiderueshme heroine nga nje shtetas italian dhe perdorte ortakun e tij shqiptar Disha per shperndarjen e saj tek te arrestuarit e tjere, qe me pas e tregtonin ate kryesisht ne lokalet e nates apo permes porosive te vecanta nga kliente te ndryshem.

 

Policia arriti te sekuestroje 3 kg heroine, si edhe nje arme tip kallashnikov, e cila dyshohet te jete perdorur nga Zeka per kanosjen e nje klienti qe nuk kishte paguar parate e droges qe kishte marre.Hetimet vazhdojne per te gjetur bashkepunetore te tjere te rrjetit te trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *