Subscribe

Në Shkodër kushdo që kishte nevojë të ngutshme për para, mund ta zgjidhte hallin duke marrë menjëherë lek me fajde. Por ky moment shënonte edhe nisjen e një kavlavri vështirësish, që përfundonte me marrjen e pronave të tyre.

 

Grupi kriminal I jepte huatë me interesa qe varionin nga 3 deri ne 20 përqind në javë. Për shumë njerëz kjo ishte e papërballueshme, duke u detyruar të linin në fund toka, dyqane, makina e prona të tjera.

 

Por veprimtaria kriminale mori fund këtë të enjtes me operacionin “Maranaj”.

 

12 anëtarë të bandës u arrestuan dhe 3 te tjere u shpallën në kërkim.

 

Në total, në aktivitete ishin përfshirë 22 vetë.

 

Mes personave të prangosur është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa noterja Valbona Hajdari si dhe polici Ergys Lohja, janë pezulluar nga detyra.

 

Pas verifikimit, të gjitha pronat e sekuestra nga këta persona do tiu kthehen pronarëve.

 

Ndaj të arrestuarve rëndojnë katër akuza: ushtrim pa licencë I veprimtarisë bankare, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

 

Operacioni u përshëndet edhe nga kryeministri rama. Ai  ka përgëzuar punën e policisë në këtë super operacion.

 

“Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikas. RESPEKT”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *