Policia italiane goditi një bandë të trafikimit të drogës. Pjesë e grupit ishin tre shqiptarë, të cilët u vunë në pranga, ndërsa u sekuestruan 275 kg marijuanë. Hetimet për këtë operacion kishin nisur qysh në verë të 2020, kur u arrestuan dy vëllezër shqiptarë. Efektivët e Riminit kishin mbajtur në përgjim disa shqiptarë, që ishin pjesë e bandës.

 

Sapo u sinjalizuan për mbërritjen e një ngarkese droge, ata nisën aksionin. Ata kapën një furgon të mbushur me drogë, e cila kishte të stampuara figura filmash vizatimorë dhe filma serial televizivë.

 

Të arrestuarit janë njëri 26 dhe tjetri 35 vjeç, banues në Rimini, shqiptari i tretë 35 vjec, pa leje qëndrimi në Itali, u kap pas ndjekje prej disa minutash nga policia italiane. Kurse shoferi i furgonit ja doli të arratiset.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *