Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, të cilët qëlluan me thikë një 26-vjeçar, pas një konflikti në një lokal në lagjen “11 Nëntori”.

Në pranga ranë Leonard Manxhari, 43 vjeç dhe Dardan Krasniqi, 37 vjeç. Gjithashtu, policia arrestoi edhe pronarin e lokalit, Andrea Çoni. Vizion Plus mëson se ai ishte i pranishëm në vendngjarje dhe nuk raportoi uniformat blu.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *