Një 47 vjeçar është arrestuar nga Shërbimet e Policisë Rrugore pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

 

47 vjeçari I arrestuar është me inicialet A. H., lindur dhe banues në Tiranë.

 

Mbrëmjen e të shtunës, shtetasi A. H., sipas policisë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve.

 

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar uniformat blut të cilat menjëherë janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët.

 

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *