Drejtuesi i “Lëvizjes Evropiane”, Gledis Gjipali deklaroi se Komisioni Evropian ka dhënë një vlerësim mjaft të mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Nga studioja e lajmeve të “Vizion Plus”, Gjipali tha se vlerësimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndryshojnë nga ato të vendeve të tjera të rajonit.

 

“Shqipëria ka një vlerësim shumë pozitiv bashkë me Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vendet e rajonit. Vlerësimet janë tejet pozitive, si rrallë ndonjëherë. KE ka përdorur një metodologji krahasuese. Shqipëria, Maqedonia e Veriut kanë tek të gjitha fushat progres të limituar, pak progres, disi progres, por vihet re fjala progres. Nuk është e njëjta për vendet e tjera.”

 

 

Sipas Gjipalit, KE në progres-raport evidenton qartë se vendi ynë i ka plotësuar mjaftueshëm kushtet për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.

 

 

“Metodologjia e Komisionit është pak e kompikuar. Janë vënë një sërë kushtesh për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe më pas hapjen e kapitujve. Aktualisht, nga vlerësimi i KE, përveç ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, janë plotësuar të gjitha kriteret mjaftueshëm. Është shprehur qartë Komisioni. Sfida kryesore për të gjtha vendet e Ballkanit është korrupsioni, është i përhapur edhe është një problem serioz e kritik. Është sfida kryesore e shoqërisë tonë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet që Shqipëria të performojë në këtë fushë.”

 

 

Pavarësisht vlerësimit pozitiv të KE, Gledis Gjipali theksoi se vendimmarrja përfundimtare i takon BE.

 

Komisioni Europian publikoi sot progres-raporin vjetor për Shqipërinë. Në dokumentin prej 125 faqesh Komisioni, duke analizuar të gjitha kushtet e vendosura për vendin tonë, në mënyrë që të zhvillohet Konferena e parë Ndërqeveritare, del në përfundimin se ato janë përmbushur, përjashtuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *