Subscribe

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë të mërkurë me sfidat e kthimit për fazën e 1/2. Tirana do të përballet me Bylisin në kryeqytet ndërsa Teuta do të prese në shtëpi Kukësin pas barazimit pa gola në Elbasan Arena.

Skuadra durrsake  mbylli përgatitjet e fundit në mesditë në prag të ndeshjes me verilindorët  në ”Niko DOVANA”.

Tekniku  Martini beson tek kualifikimi  ndërsa e vlerson maksimalisht kundërshtarin që do të ketë përballë.

EDI MARTINI

TRAJNERI I TEUTËS

”Kemi përballlë një nga ekipet më të mira në Shqipërisë. Edhe pse luajmë në fushën tonë, shanset për kualifikim janë të barbarta.  Rezultati mnë ndeshjen e parë 0-0, nuk na favorizon, pasi kundërshtari me një gol në fushën tonë mund të na hapë punë. Por do tentojmë kualifikimin.”

Nga ana tjetër, trajneri i Kukësit, Orges Shehi u shpreh se skuadra do të kërkojë kualifikimin për në finalen e Kupës teksa për kundërshtarin e mundshëm në finale, Shehi nuk ka preferencë.

ORGES SHEHI

TRAJNERI I KUKËSIT

”E dimë se çfarë presim, është ndeshje gjysmëfinale. Kemi një informacion dhe dimë rezultatin e ndeshjes së parë, e dimë se për çfarë shkojmë atje. Është një ndeshje e vështirë, kështu që presim të japim atë që kemi dhënë në të gjithë këtë periudhë, maksimumin tonë. Jemi të fokusuar vetëm te takimi jonë, objektivi jonë është të shkojmë në finale, pak rëndësi ka kush del nga krahu tjetër”.

Përballja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Tiraës dhe Bylisit, e cila me takimin e parë në Ballsh u mbyll mes shumë debatesh me rezultatin 2-1. Ndërsa sot dy ekipet do të luajnë në 17:45 në stadiumin ”Selman Stërmasi” për një biletë në finalen e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *