OSHEE Shkodër i konsideroi politike, akuza e lëshuara në drejtim të këtij institucioni këtë të hënë teksa punonjësit vazhdojnë të jenë në terren për të rikuperuar një avari në linjën 35kV të Koplikut. OSHEE sqaron se nga ky defekt kanë mbetur pa energji elektrike zonat:

Lagjet Dobraç, Kiras dhe Lopçej në qytet Shkodër, më tej Kelmend, Koplik, Bajzë, Hot, Vrakë dhe Zagore.

 

Ekipet e Drejtorise Tensioni Lartë Veri, në bashkëpunim me brigadat e OSSH rajoni Shkodër janë duke kryer manovrime për lokalizimin e avarisë në linjë. I kujtojmë zotërive që shkruajnë statuse nga shtëpia në kushte komode se punonjësit e OSHEE jane prej 4 ditësh dhe netësh në terren , duke sfiduar shiun dhe stuhinë për të riparuar defektet dhe avaritë.Ato janë të gjithë qytetarë shkodran dhe punonjës të përkushtuar ndaj meritojnë vlerësim për punën e pandërprerë dhe jo përbaltje sipas orekseve politike.

 

Probleme me ndërprejen e energjisë gjatë ditëve të fundit vazhdon të ketë edhe pjesa më e madhe e bashkisë së Lezhës, ku rrjeti mbetet tejet I amortizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *