Vrasja e dyfishtë në Shkodër  gjyshi i Asmer Bilalit dhe vjerri i njërit prej viktimave Fahri Vejuka është shprehur se shpreson që shteti të gjëjë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

 

Ndër të tjera Vejuka ka kërkuar që shteti të reflektojë në këto ditë të vështira për familjen e tyre dhe të lejojë  nipin e tij të paktën të qëndrojë dy ditë më shumë pranë familjarëve.

 

“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyren e tyre për çfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por në kërkojme qe te lihet te pakten dy dite tek banesa e tij per te pritur njerezit sepse nuk ka askend. Vellai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone. I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencën e policise. Per të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojme ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *