Subscribe

Dy ditë më parë SPAK finalizoi arrestimet e para në drejtësi. Prokuroria e Posaçme akuzon gjyqtaren e Apelit në Korçë Mimoza Margjeka se ka marrë një shumë prej 6 mijë euro për të liruar Orion Balin, një trafikant klandestinësh.

 

Por avokati i gjyqtares , Ilia Ilia hodhi dyshime mbi hetimet e Prokurorisë. Sipas tij ekziston një përgjim që nuk është transkriptuar, ku tregohet se është implikuar edhe një gjyqtar tjetër në këtë çështje.

 

ILIA ILIA
AVOKAT

“Ishin dy persona që kishin bërë kërkesë për ndryshim mase. Nga përgjimet rezulton se njëri ka mbaruar punë me 7500 euro pasi ja ka dhënë kryetarit të gjykatës. Duhet te kemi parasysh se relatore nuk ka qene Margjeka, por një person me emër Olti, domethënë kreu i gjykatës i trupës gjykuese.”

 

Sipas Iliajt, prokuroria ka vepruar me dy standarde dhe hetimet janë kryer në mënyrë selektive .

 

“Kur prokuroria i ka pasur që në fillim regjistrimet e veprës penale, pse nuk është bërë arrestimi në flagrancë i Arben Carës qe pretendohet te ketë dhënë leket. SPAK ka vepruar me standardin e dyfishtë, goditja është bërë në mënyrë selektive, në rastin konkret.”

 

Ndërkohë këtë të shtunë në orën 10 Mimoza Margjeka pritet të dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *