Qeveria shqiptare përzgjedh tre kandidatet per pozicionin e gjyqtarit te Shqipërisë ne Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut. Ata jane Aleksander Muskaj, Aurela Anastas dhe Sokol Berberi. Emrat u finalizuan pas nje procesi përzgjedhjeje me dy faza, te realizuar nga nje komision Ad Hoc, i ngritur me vendim qeverie dhjetorin e kaluar.

 

Ne gare morën pjese 11 vete, dosjet e te cilëve u shqyrtuan edhe sipas parimeve kushtetuese te vetingut: deklarimi i pasurisë dhe pastërtia e figurës. Kandidatet iu nënshtruan edhe intervistave me goje, ku u vlerësuan edhe per aftësitë gjuhësore. Ne fund, komisioni kaloi tre emrat te cilët iu paraqiten per miratim qeverise. Tashme ekzekutivi duhet t’ia përcjelle listen asamblesë parlamentare te Këshillit te Europes brenda datës 20 mars.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *