Subscribe

Fehmi Petku, kryetari i Gjykatës se Apelit per Krimet te Renda rrezikon te shkarkohet nga vetingu. Komisioni i gjeti shkelje ne deklaratat e pasurisë e cila nuk justifikohej, pasi gjyqtari nuk kishte burime te ligjshme financiare.

 

Fehmi Petku kishte deklaruar disa sipërfaqe te ndryshme trualli ne Tirane e ne Kukës, mbi te cilat janë ndërtuar edhe banesa. Ai shpjegoi se këto prona janë trashëgimi e lenë nga babai.

 

Per ketë gjë, KPK kreu hetim edhe mbi te ardhurat e babait te gjyqtarit.

 

Komisioni vuri ne dukje se Fehmi Petku në vitin 1999 ka gjykuar një dosje për Vehbi Alimuçën, ish-kreun e firmës piramidale VEFA, kohë kur babai i tij kishte marrëdhënie interesi.

 

KPK deklaroi se ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë së babait të tij dhe po ashtu ka konflikt në gjykimin e Vehbi Alimuçës kur i ati i tij kishte marrëdhënie interesi. Po kështu sipas komisionit, ka mungesë dokumentacioni për justifikimin e një trualli prej 16 mijë m2.

 

I papërshtatshëm per të vijuar detyrën, gjyqtari u konsiderua edhe nga drejtoria e sigurimit te informacionit te klasifikuar. Ne raport thuhej se ka dyshime se Fehmi Petku eshte i përfshire ne korrupsion pasiv. Dyshime u ngritën edhe per djalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *