Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron për herë të parë në sallën e gjyqit se hetimet ndaj Emiliano Shullazit i ka nisur në shkurt të vitit 2016. Sipas prokurores Elisabeta Imeraj, hetimet nisen pas materialit të përcjelle nga Policia e Shtetit për aktivitetin kriminal të dy grupeve. Në këtë material sipas Prokurorisë Policia e Shtetit kishte referuar emrat e Emiliano Shullazit, Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishit.

 

Sipas organit te akuzës hetimet u veçuan dhe për Emiliano Shullazin ato vazhduan deri në arrestimin e tij me akuzën e shantazhit dhe kërcënimit të rektorëve në prill 2016. Gjithashtu si provë prokuroria ka paraqitur si provë pamjet filmike nga një bankë e nivelit të dytë, të cilat mbajnë datën e 5 shtatorit 2016, ku shihet Gilmando Dani dhe Idriz Zela duke tërhequr 5 herë sasi të konsiderueshme parash. Sipas prokurorisë këto para kapin shifrën e 131 mije eurove. Një tjetër provë ishte dhe një vendim i Gjykatës ku Beqaj është shpallur i pafajshëm për falsifikim dokumetash.

 

Seanca e radhës ndaj Shullazit do të zhvillohet më 30 janar, ndërsa vetë ai dhe mbrojta kanë kundërshtuar deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqaj i cili ka kallëzuar për gjobvënie Shullazin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *