Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka paralajmëruar edhe njëherë Turqinë se nëse nuk ndalon provokimet, do i drejtohen gjykatës Ndërkombëtare. Mitsotakis në një intervistë me Sky News Arabia gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara është shprehur se Turqia duhet të inkurajohet nga marrëveshja e Greqisë me Shqipërinë, për çështjen e detit.

 

KIRAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë qe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë të vendosë në emrin tonë përcaktimin e zonave detare. Kështu që ne treguam në praktikë se mund të ndjekim rregullat e lojës. Kjo do të inkurajonte Turqinë për ta bërë këtë. Dhe nëse turqit e konsiderojnë të arsyeshëm qëndrimin e tyre, ata nuk duhet të hezitojnë t’i drejtohem Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 

Kryeministri grek ka theksuar se i ka lënë afat Turqisë të tërhiqet deri ne  mbledhjen e ardhshëm të këshillin evropian, që do të mbahet në dhjetor.

 

Ne i kemi bërë plotësisht të qartë Turqisë në nivelin e liderëve të Bashkimit Evropian se ekzistojnë dy mundësi. Ekziston mundësia e bashkëpunimit dhe ekziston një mundësi tjetër që do të çojë në përkeqësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian te cilat do te kenë pasoja të pashmangshme për Ankarane. Një afat i caktuar tashmë është  ai mbledhjes se Këshilli  Evropian që do të mbahet në dhjetor, ku do të vlerësohen zhvillimet në muajt e fundit dhe do të merret një vendim .

 

Mitsotakis  solli në vëmendje edhe tërmetin katastrofik që goditi muajin e kaluar Turqinë dhe Greqinë, duke u shprehur se nuk duhet të presin një fatkeqësi natyrore që të sillemi si fqinjë. Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan pas operacioneve te Turqisë për kërkimin e naftës ne Mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *