Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazin në Apel, u zhvillua mes debateve të shumta mes Gilmando Danit dhe gjyqtares Saida Dollanit.

 

Dani i kërkoi llogari gjyqtares që të tregojë emrat e personave për të cilët ajo pretendon se e kanë kërcënuar në emër të anëtarëve të dosjes Shullazi.

 

Ndonëse gjyqtarja vendosi të heshtë, Dani vijoi ti kërkojë llogari trupës gjykuese, ndërsa kjo e fundit e gjobiti atë me 300 mijë lekë të vjetra për fyerje të etikës.

 

Ndërkohë pas këtyre debateve, gjykata vendosi të largojë Danin nga seanca.

 

Ky vendim irritoi edhe avokatët, të cilët u detyruan të braktisin sallën e gjyqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *