Pas sherrit të ndodhur mes presidentit Ilir Meta dhe forcave të policisë, Fryma e Re Demokratike ju drejtua Gjykatës Administriative me një kërkesë për zyrat e saj.

 

Këtë të martë gjykata vendosi që të shtyjë me pesë ditë shqyrtimin e kërkesës. Kreu i FRD, Sali Shehu këmbënguli se nuk ka shkelur ligjin, ndërsa i bëri thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të reflektojë.

 

“Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën Administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare, edhe Aleanca për Ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *