Gjykata e Tiranës i ka dërguar fletethirrje ish presidentin Nishani për tu paraqitur në seancë gjyqësore ku ai është I paditur për fyerje nga trajneri I kombëtares Christian Panucci.

 

Por duke qënë se ish kreu I shtetit rezulton pa adrese banimi, Gjykata e Tiranës I ka bërë një shkresë gjendjes civile ku I kërkon të gjejë adresën e saktë të Nishanit për ti dërguar fletethirrjen për në seancë gjyqësore.

 

Kujtojmë që Panucci vendosi të padisë Nishanin duke kërkuar 100 mije euro dëmshpërblim dhe terheqje të deklaratave dhe akuzave të ish presidentit në adresë të trajnerit të kombëtares.

 

Këto akuza dhe qëndrime ndaj Panuccit, ish presidenti I kishte bërë në faqen e tij në facebook.

 

Megjithatë ai bëri një hap pas pak javë më parë duke thene se nuk kishte pasur për qëllim të fyente trajnerin Italian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *