Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylyklbashi ka bërë publik vendimin e Gjykatës, e cila regjistron Sali Berishën si kryetar të partisë.
Vendimi i Gjykatës vjen pas 3 vitesh përplasje mes demorkatëve për vulën dhe logon në gjykatë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashi, se kjo është një ditë historike e të gjithë demokratëve të vërtetë që besuan dhe luftuan fort për të drejtat e tyre, në një moment kur të gjithë i kishin kundër dhe sidomos ata që donin të zhduknin këtë forcë politike.
Postimi i Bylykbashit:
Demokratë, gëzuar 34 vjetorin e themelimit të PD-së!
Pikërisht sot, 3 vite pas Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, tre vite të mbushur me vonesë, zvarritje e përpjekje për të na zhdukur, Gjykata e Tiranës mori vendimin për të regjistruar zgjedhjen me votë të gjithë antarësisë të Prof. Dr. Sali Berishës si kryetar të PD-së. Gëzuar sërish, demokratë!
Sot gjeta dokumentin identifikues personal për Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit 2021.
Më risolli emocione të forta. Kam qenë veç 16 vjeç kur PD u themelua, dhe nuk mund të përjetoja në Durrës atë që përjetuan ata që natën e themelimit të PD-së gjendeshin në atë shesh fantastik të Qytetit Studenti.
Por më kujtoi lëvizjen fantastike që nisi natën e 9 shtatorit 2021 kur ishim 6 deputetë që kundërshtuam haptazi në mbledhje vendimin e Lulzim Bashës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar e menjëherë u shtuam. Atë lëvizje që u kthye në Foltoren simbol të zhbërjes së kultit të Mosfoltores që ishte instaluar nga Lulzim Basha dhe sot ka sjellë një parti më të madhe e më të bashkuar.
Më kujtoi dy muajt e punës me Ivi Kason dhe Arben Ristanin për të hartuar një udhërrëfyes për t’ia rikthyer PD-në demokratëve dhe statutin që rithemelonte PD-në tek parimet e lirisë, votës së antarëve dhe kolegjialitetit për t’u dhënë demokratëve një PD të 20-30 viteve të ardhëshme. Pa ato veprime që u bënë nga Sali Berisha dhe dhjetëra mijëra demokratë nga data 9 shtator deri më 11 dhjetor 2021, sot nuk do ishim këtu ku jemi.
Më kujtoi një nga momentet më emocionues e më të rëndësishëm të karrierës sime politike, kur pata nderin që para rreth 5 mijë delegatëve dhe po aq antarëve që ndiqnin punimet e Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, të prezantoj STATUTIN e ri të PDSH-së. Mu desh të përmbaja një gulsh emocionesh përpara se të filloja fjalën para atij spektakli Demokracie dhe Lirie.
Besoja atëherë dhe do vazhdoj të besoj se ai Statut dhe vlerat e tij janë kushtetuta që na bën bashkë si demokratë.
Gëzuar nga zemra çdo demokrati!